“Projekti 8 mln euro kur e ndërton shteti, 3 mln kur e ndërton privati”- Bardhi: Vetëm me firmën e Belinda Ballukut ndodhin vjedhje dhe skandale të tilla

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka denoncuar abuzimet me çmimin e energjisë elektrike në Shqipëri, duke theksuar se vendi ka çmimin më të lartë të energjisë në rajon.


Sipas Bardhit, kjo ndodh për shkak të mënyrës skandaloze të menaxhimit të parave të qytetarëve, të cilat, sipas tij vidhen në mënyra të papranueshme me firmën e Belinda Ballukut.

Ai shkruan se projekti i Digës së Zadejës kur ndërtohet nga shteti, nga KESH-i, ka kushtuar 8 milionë euro dhe kur ndërtohet nga privati, kushton 3 milionë euro.

“Vetëm me firmën e Belinda Ballukut mund të ndodhë që një projekt, i cili, kur ndërtohet nga shteti, nga KESH-i, kushton 8 milionë euro dhe kur ndërtohet nga private kushton 3 milionë euro” shkruan Bardhi.

Reagimi i plotë i Gazment Bardhit

Shqipëria ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike në Rajon, sepse paratë e qytetarëve abuzohen/vidhen në mënyrën më skandaloze të mundshme. Vetëm me firmën e Belinda Ballukut mund të ndodhë që një projekt, i cili, kur ndërtohet nga shteti, nga KESH-i, kushton 8 milionë euro dhe kur ndërtohet nga private kushton 3 milionë euro! Çfarë duhet të ndodh më shumë që të mbahet përgjegjësi përpara ligjit për një abuzim?!

energjia

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme