Në kohën kur Përparim Rama kishte fituar vendin e parë në botë me projektin e tij të një “Jazz Pub”-i në Prishtinë, që quhet “Hammam”, s’kishte lënë shqiptarë dhe zyrtarë pa u lavdëruar.
Mirëpo, kur ai është afruar me idetë e tij, që të krijojë emblema të reja në Kosovën tonë, fatkeqësisht u injorua. Kështu ndodhi me propozimin e tij për kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, që së fundi kemi raportuar që është duke u shkatërruar.
Projekti i Përparim Ramës është punuar para 8 vitesh, sikur tregon edhe vet ai. Por, pa shumë fjalë atij i janë anuluar gjithmonë takimet, raporton Ndërtimi.info.
“Këtë e kemi bërë para 8 vitesh. Tri herë na kanë ftuar në prezantim dhe të tri herat i kanë anuluar takimet në Ministrinë e Planifikimit Hapësinor. Është mëkat që Kullat e Jasharajve janë lënë të degradohen aq shumë”, ka thënë ai për Ndertimi.info. Këtu kishte përfunduar gjithçka dhe projektin e kishte fituar një studio sllovene.
Për më shumë, Rama thotë se edhe tash e kanë idenë e gatshme, përfshirë edhe fizibilitetin financiar, që rezultonte në atë kohë të kushtonte 6 milionë e 600 mijë euro.
Ai, siç e thotë edhe në videon prezantuese, ka qenë shumë respekt që të merren me propozimin për këtë projekt. Inspirimi kishte ardhur nga xhirimet e dhimbshme të forcave të zeza serbe që shkatërrojnë kullat dhe familjen Jashari.
“Ne propozojmë që të krijojmë hapësirë të afërt të kësaj ngjarje, një hapësirë ku vizitorët kanë mundësi ta ndjejnjë ngjarjen. Ajo nuk guxon të jetë një hapësirë për ta shikuar vetëm vizualisht, duhet të ndjehet, të përkujtohet, ta prek publikun dhe ta inkuadrojë në ngjarje”, thuhet nga Rama.
Aty ëshë menduar edhe bunkeri që ndodhet në mal, ku do të rrethohej në një kub të përbërë nga qelqi dhe çeliku.
Ajo që është interesant në këtë projekt, është hapësira mes dy kullave [lexo: shtëpive]. Ajo do të pasqyronte sulmin me granta nga tanket.
Këtu përfshihet edhe një analizë e detajuar për ndikimin e klimës gjatë verës dhe dimrit.
Ky është prezentimi me VIDEO dhe narracion nga vet Përparim Rama
Të kutjojmë se këtë projekt e ka fituar kompania sllovene “AG-Inzinering”, e që kosto e tyre ka dalë 6 milionë euro, si parashikim për punën që do zgjaste 2 vjet. Më poshtë keni fotografi të edhe projektit të zgjedhur, të cilat i ka siguruar Ndertimi.info.