Projektligji i ri evropian për të drejtat e autorit ‘çmend’ gjigantët e teknologjisë

Parlamenti Evropian sot miratoi një dekret paraprak që ndryshon rregullat e të drejtës së autorit, gjë që do t’i bëjë kompanitë si “Google”, “Youtube”, e të tjera të paguajnë zyrtarët dhe artistët për të përdorur punën e tyre online.

348 deputetë ishin pro projektligjit, 274 kundër dhe 36 abstenuan.

Faqe si “Google News” mund të detyrohen të paguajnë prodhuesit për shkak se përdorin përmbajtjen e tyre, raporton CNN.

Propozimi u kundërshtua nga kompanitë e mëdha të teknologjisë, të cilat paralajmëruan se duhet të ndërtojnë filtra të shtrenjtë të përmbajtjes dhe të ndalojnë lidhjen me publikime. Aktivistët e internetit thonë se ndryshimet do të çojnë në censurë, transmeton Koha.net.

Në anën tjetër të betejës dy vjeçare ishin kompanitë e incizimeve të muzikës, artistët dhe kompanitë mediave. Ata thanë se duhen bërë reforma për të azhuruar mbrojtjen e së drejtës së autorit për moshën e internetit dhe të sigurohen se paguhen drejt për përmbajtjen e tyre.

Kjo pika e fundit e mospajtimit mes gjigantëve të teknologjisë dhe zyrtarëve evropianë, të cilën kanë ndërmarrë një qasje më të fuqishme sesa SHBA-ja ndaj çështjeve të kompensimit, mbrojtjes së të dhënave dhe taksave.

Antonio Tajani, president i Parlamentit Evropian, tha se vota “do t’i jap fund Perëndimit ekzistues digjital të Egër duke vendosur rregulla moderne”.

Kritikët thonë se provizionet e përfshira në projektligj janë shumë të gjera dhe mund të godasin materialet që nuk janë të mbrojtura me të drejtën e autorit, siç janë citatet apo paroditë. Ata paralajmërojnë se projektligji mund t’i shuajë edhe ‘memet’ e internetit.

Google tha se projektligji do të “çojë në pasiguri ligjore dhe do të lëndojë ekonomitë kreative dhe digjitale të Evropës”.

“Detajet kanë rëndësi, dhe ne presim me padurim të punojmë me politikbërësit, me publikuesit, krijuesit e mbajtësit e të drejtave derisa shtetet anëtare të BE-së lëvizin drejt zbatimit të këtyre rregullave të reja”, thuhet në një deklaratë të kompanisë.

Julia Reda, anëtare e Parlamentit Evropian nga Gjermania, tha se votimi ka shënuar “një ditë të zezë në lirinë e internetit”.

Votimi i së martës shtron rrugën që projektligji të shndërrohet në ligj posa të aprovohet nga Këshilli Evropian, i cili përfaqëson shtetet anëtare të bllokut. Këshilli i Evropës ka thënë se do t’i miratojë masat, por zbatimi do të marrë dy vjet.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme