Projektligji për shndërrimin e FSK-së në Ushtri, megjithatë procedohet në Kuvend

Projektligji për FSK-në do të procedohet në Kuvend, pavarësisht shmangieve ligjore që Kryesia bëri kur atë ia dërgoi Komisionit Parlamentar, raporton KTV.

Kreu i Komisionit për Mbikëqyrjen e FSK-së, Daut Haradinaj ka thënë se Kryesia vetëm e ka dërguar projektligjin në Komision, pa sqaruar se çka duhet të bëhet me të.

Ai ka kërkuar nga anëtarët e Komisionit që të marrin një vendim për këtë çështje, e që u vendos që ai të shqyrtohet nga ky komision. Haradinaj i ka rikujtuar presidentit Thaçi që mund të tërheq projektligjin pas leximit të parë.

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi tha se Presidenti nuk ishte i sinqertë me kërkesën e tij, dhe ka kërkuar që projektligji të mos ndalet nga Komisioni por për këtë të vendosin vetë deputetët e Kuvendit.

Të njëjtën gjë e ka kërkuar edhe deputeti i PDK-së, Fatmir Shurdhaj.

Komisioni do të mblidhet brenda afatit ligjor për të shqyrtuar atë.

Kujtojmë se këtë formë të shndërrimit të FSK-së në Ushtri, të cilën e kishte propozuar Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e kanë kundërshtuar SHBA-ja dhe NATO.

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme