Mustafa s’gjen përkrahje në Bruksel për vizat, i kërkohet procedimi i demarkacionit

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, është takuar në Bruksel me Komisionerin Evropian për Migrim, për Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos për të diskutuar hapat përfundimtarë të nevojshëm për të përmbushur kërkesat e mbetura të dialogut të liberalizimit të vizave me Kosovën.

Avramopoulos vlerësoi progresin e arritur nga Qeveria e Kosovës deri më tani, përfshirë luftimin e krimit të organizuar në nivel të lartë dhe të rasteve të korrupsionit, raporton Koha.net.

Të dyja palët janë pajtuar se ky progres duhet mbështetur, dhe në veçanti për faktin se numri i të dënuarve është rritur.

Komisioneri Avramopoulos po ashtu i ka vlerësuar përpjekjet që Kosova i ka bërë për të ratifikuar marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe e ka inkurajuar kryeministrin Mustafa, qeverinë e tij dhe partitë politike që të procedojnë me votim në Kuvend së shpejti.

Avramopoulos shprehu përkrahjen e tij ndaj Kosovë në fazat e fundit drejt liberalizimit të vizave, dhe paralajmëroi një vizitë në Kosovë para verës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme