E martë, 15 Nentor 2016 – Sakte.net /
Prokurorët në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime thanë se kanë “dyshime të bazuara” për të besuar se SHBA-të kanë kryer “krime lufte” duke torturuar të burgosurit në Afganistan.
Ushtria e SHBA-së i bëri objekt të “torturës, trajtimit çnjerëzor dhe përuljes së dinjitetit personal” të paktën 61 të burgosur në Afganistan”, thuhet në raport.
Njëzet e shtatë të tjerë janë torturuar nga CIA, thuhet në raport, ndërkohë që pjesa më e madhe e krimeve të dyshuara ka ndodhur ndërmjet viteve 2003 dhe 2004 kur Presidenti George Bush ishte në detyrë.
SHBA-ja kurrë nuk e ratifikoi marrëveshjen për krijmin e një gjykate, por meqë abuzimet ndodhën në vendet që kanë ratifikuar marrëveshjen – Afganistan, Poloni, Lituani dhe Rumani – gjykata ka jurisdiksion.
Në raport thuhet se krimet nuk ishin “të izoluara” por ishin pjesë e “teknikave të miratuara të hetimeve” që kishin për qëllim “nxjerrjen e intelegjencës vepruese” nga të burgosurit.
Gjykata u krijua më 2002 për të hetuar krimet e luftës, kimet ndaj njerëzimit dhe gjenocidin. Ajo tha se mund të vendoste “ndërkohë” nëse do të niste hetimet e plota.
Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se do të rivendoste një metodë torture që simulon mbytjen me ujë, e cila qe ndërprerë nga administrata Obama, si dhe teknikat që “janë shumë më të rënda” për të nxjerrë informacione nga ‘terroristët’. /Indeksonline