“Mafia nigeriane dhe ajo shqiptare, janë ndër më të pranishmet në territorin Italian, mbi të cilët hetojmë me imtësi. Deklarata vjen nga Prokurori i Antimafias Italiane, Federico Cafiero de Raho në komunën Casal di Principe, në ceremoninë e dhënies së titullit ‘Qytetar Nderi’
“Ndaj mafias nigeriane e mafias shqiptare është përqëndruar vëmendja e hetimeve me tona.Mafia shqiptare, vepron në pozitë të barabartë me klanet mafioze italiane me të cilat bën biznes për të administruar së bashku trafiqet ilegale.- tha ai.
Prokurori Italian u shpreh më tej se kontrabanda e cigareve, e drejtuar nga mafie te huaja, ka nisur të aktiviziohet në territorin Italian, dhe kjo nuk duhet nënvlerësuar theksoi më tej ai.