Nga Prokuroria për Ndjekje të krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kanë ankimuar vendimin e gjykatës që të dyshuarit Asmir Jahoski masa e paraburgimit t’i zëvendësohet me masën e arrestit shtëpiak dhe masën e kujdesit, përcjell TV21.
“Të pakënaqur me këtë vendim, Prokuroria Themelore Publik për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka parashtruar ankesë brenda afatit të vendosur ligjërisht në Këshillin Penal në Gjykatën Themelore Penale – Shkup, për shkak të shkeljeve bazë të dispozitave të procedurës penale dhe kërkoi që Këshilli Penal të rishikojë faktet e përfshira në ankesë, si faktet vendimmarrëse në bazë të të cilave është marrë vendimi i ankimuar”, thonë nga Prokuoria.