Vetëm vitin e kaluar, Prokuroria e shtetit ka sekuestuar 27 milionë euro pasuri, konfirmon kryeprokurori i shteti.
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka thënë sot se gjatë vitit të kaluar Prokuroria e Shtetit ka sekuestruar pasuri në vlerë prej 27 milionë eurosh.
Në konferencën vjetore të prokurorëve, Lumezi ka thënë se Prokuroria e Shtetit gjatë vitit të kaluar është përpjekur që të jetë bashkëpunuese me partnerët ndërkombëtar, përfshirë këtu ambasadat e vendeve të Quintit në Kosovë, raporton Insajderi.
“Gjatë vitit të kaluar kemi pasur bashkëpunim të mirë me misionin e EULEX-it dhe nga prokurorët pres që maksimalisht të bashkëpunojnë me ndërkombëtarët”, ka thënë Lumezi.