Prokuroria jep detaje për vetëvrasjen e 25-vjeçarit në Gjilan

Prokuroria Themelore e Gjilanit ka dhënë detaje rreth rastit të vetëvrasjes së një të riu në Gjilan  i cili dyshohet se ka varur veten në shtëpinë ku jetonte.

Bëhet fjala për një 25-vjeçar, i cili u gjet në katin e tretë të shtëpisë së tij.

‘’Sot, rreth orës 10:00, në Gjilan, ka ndodhur një vetvrasje, ku personi, tani i ndjeri L.O. (1993) është gjetur i varur në litar në katin e tretë të shtëpisë së tij’’, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë .

Në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori kujdestar, policia dhe mjeku dhe me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i të ndjerit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë, për kryerjen e autopsisë, në mënyrë që të sqarohen shkaqet e vdekjes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme