Ngjarje e rëndë: Foshnja vdes në Pejë, nëna në Prishtinë

Një foshnje ka vdekur në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërsa nëna e saj në QKUK, si pasojë e lindjes së komplikuar.


Lindja ishte bërë në spitalin e Pejës, por pas lindjes, ajo ishte transferuar në Qendrën Klinike Universitare (QKUK) në Prishtinë për trajtim të mëtejmë. Megjithatë, ajo kishte vdekur pak minuta pasi ishte sjellë në Prishtinë.

Drejtori i Spitalit Rajonal të Pejës, Skender Dreshaj, konfirmoi se edhe foshnja ka vdekur gjatë lindjes.

“Spitali ka qenë i pajisur me pajisjet e domosdoshme, personeli e ka trajtuar në mënyrë korrekte, komplikimi ka qenë shumë i rëndë. Ka qenë çarje e mitrës që quhet memece do të thotë pa dhimbje nga momenti i çarjes. Ka pasur gjakderdhje, fëmija ka lindur i vdekur. Është rast jashtëzakonisht i rëndë i komplikuar”, tha ai për kallxo.com

Dreshaj tha se nëna ishte transferuar në Prishtinë pasi që në Pejë janë shtjerrë mundësitë për trajtim të saj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme