Prokuroria kërkoi fletarrest ndërkombëtar për Grubin dhe Bajramin

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka kërkuar fletarrestim ndërkombëtar ndaj Artan Grubit dhe Përparim Bajramit në lidhje me rastin “Lotaria Shtetërore”, pasi Gjykata Themelore Penale në Shkup kishte vendosur për masën 30-ditore të paraburgimit për dy të akuzuarit.

“Pas vendimeve të Gjykatës Themelore Penale në Shkup, me të cilat u caktua paraburgimi për dy të dyshuarit në hetimin për përvetësim në “Lotarinë shtetërore”, të cilët nuk janë në dispozicion të organeve të rendit, Prokuroria Themelore Publike Shkup sonte do të lëshojë urdhër deri te Ministria e Punëve të Brendshme për publikimin e një urdhër-arresti kombëtar dhe një deklaratë për lëshimin e një fletarrestimi ndërkombëtar”, raportoi Prokuroria.

Dy të akuzuarit janë të pakapshëm për organet e ndjekjes lidhur me hetimin për Lotarinë Shtetërore.

“Pas njoftimit të marrë nga MPB kompetente, të dy personat për të cilët prokuroria publike propozoi masën e paraburgimit nga gjetja e tyre gjegjësisht privimi nga liria, ndërsa lidhur me hetimin në Lotarinë Shtetërore, janë të pakapshëm për organet e ndjekjes, mori vendim që ta pranojë propozimin e prokurorisë publike dhe u caktoi masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, për shkak të ekzistimit të bazave nga neni 165 paragrafi 1, pika 1 dhe 2”, bëjnë të ditur nga Gjykata Penale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme