Prokuroria kërkon 1 muaj paraburgim për shoferin e kamionit që shkaktoi aksidentin në Gjilan

Prokuroria Themelore e Gjilanit ka bërë kërkesë ndaj Gjykatës Themelore të Gjilanit per caktimin e masës prej 30 ditësh paraburgim ndaj shoferit te kamionit ne rastin e aksidentit tragjik ku humbi jetën një person dhe u lënduan 27 të tjerë.

Prokuroria Themelore e Gjilanit ka konfirmuar për Periskopin se ka kërkuar nga Gjykata Themelore e Gjilanit masën e paraburgimit prej 30 ditësh për shoferin e kamionit që shkaktoi aksidentin në Gjilan.

Ndërsa, bashkëudhëtari në kamion që kishte qenë me shoferin, vetëm ishte intervistuar nga Prokuroria dhe nuk është arrestuar, ashtu siç ishte raportuar dje në media.

Gjatë ditës së djeshme në qytetin e Gjilanit u shkaktua një aksident i rëndë nga një kamion transportues, i cili ishte në shpejtësi të madhe dhe kishte goditur gjithçka para vetes, duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe lëndimin e mbi 27 personave tjerë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme