Prokuroria kërkon paraburgim për shtetasin e Kosovës i cili tentoi të korruptojë policinë kufitare

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike (PTHP) Shkup sot i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një shtetasi të Kosovës 45-vjeçar, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ryshfet”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

“I dyshuari dje në pikën kufitare “Bllacë” i ka dhënë 50 euro një zyrtari policor që të kryejë një veprim zyrtar që nuk i është lejuar ta kryejë. Pasi shoferit të autobusit me targa të Kosovës paraprakisht i ishte refuzuar hyrja në vend për shkak se nuk kishte certifikatën përkatëse për shofer profesionist për autobus, i dyshuari ka ardhur në pikën kufitare, është prezantuar si pronar i kompanisë së transportit dhe ka kërkuar të flasë me udhëheqësin e ndërrimit. Kur hyri në zyrën e udhëheqësit të ndërrimit, ai la një kartëmonedhë 50 euro në tavolinën e tij për të mundësuar hyrjen e shoferit dhe autobusit në vend”, thonë nga PTHP.

Atij i është ndaluar menjëherë, ndërsa siç thonë nga PTHP, meqenëse ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezikun e arratisjes, mundësinë e pengimit të procedurës penale nga i dyshuari duke ndikuar mbi dëshmitarët dhe bashkëpunëtorët e mundshëm, si dhe përsëritjen e veprës penale, prokurori publik i propozoi gjykatës të caktojë masën e paraburgimit në mënyrë që të sigurohet prania e tij gjatë procedurës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme