Prokuroria Speciale inicion rast ndaj Ivan Todosijeviqit

Prokuroria Speciale e Kosovës ka iniciuar rast ndaj ish-ministrit të Administratës së Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviq për deklaratat që kishte bërë rreth masakrës së Reçakut.

Këtë për KTV-në e ka konfirmuar zëdhënësi i PSRK-së, Ekrem Lutfiu.

“Ju njoftojmë se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka iniciuar rast ndaj ish ministrit të Administratës së Pushtetit Lokal, I.T. lidhur me deklaratat e bëra. Prokuroria Speciale tani është në fazën e grumbullimit të informative lidhur me këtë çështje”, ka thënë Lutfiu.

Todosijeviq, tashmë i shkarkuar, ditë më parë kishte deklaruar se masakra e Reçakut është trillim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme