Në organizim të Institutit për media dhe analitikë – IMA Shkup sot do të promovohet publikimi “Mediat dhe të drejtat e njeriut”.
Siç informojnë nga IMA, pjesë e ngjarjes është edhe panel – diskutimi, në të cilin do të flasin Naser Ziberi – Avokat i Popullit, Sllavica Anastasovska – Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Viki Mlladenova – doktorante e studimeve ndërkombëtare në Universitetin e Orientalistikës në Napoli, Sefer Tahiri – profesor universitar i gazetarisë dhe komunikimit publik, dhe Xhabir Deralla – kryetar i CIVIL-it.
Pas prezantimeve të panelistëve dhe autorëve të publikimit, është planifikuar edhe diskutim me pjesëmarrësit dhe të pranishmit në ngjarje.
Ngjarja është pjesë e aktiviteteve të IMA-s të mbështetura nga European Endowment for Democracy nga Brukseli (EED), qëllimi i të cilit është të promovojë dialogun kritik, trajtimin e të drejtave të njeriut në media, luftën kundër diskriminimit mediatik, dezinformimit dhe gjuhës së urrejtjes.