Pronat e ish-Jugosllavisë do të shiten në ankand ndërkombëtar

Maqedonia, Serbia, Bosnja e Hercegovina, Kroacia, Sllovenia dhe Mali i Zi, kanë arritur marrëveshje për shitjen e pronës konzullare-diplomatike të ish-Jugosllavisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ujdia është arritur për pronat në Tokio, Bon, Bern dhe Neë Yor, përfshirë apartamentin në Manhattan. Patundshmëritë e ish-Jugosllavisë, që më herët u vlerësuan në 42 milion $, do të shiten në ankand ndërkombëtar.

Nga gjithsej 123 patundshmëri, vendet trashëgimtare kanë ndarë deri tani 72 prona, kurse të pandara kanë mbetur edhe 51 tjera. Shumicën e këtyre patundshmërive e shfrytëzon Serbia.

 Në ndarjen e kulaçit nuk merr pjesë Kosova dhe Vojvodina, pasi që në atë kohë ishin vetëm krahina autonome. Takimi i radhës për patundshmëritë do të mbahet në mars të vitit të ardhshëm në Beograd.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme