Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut gjegjësisht në Komisionin për Mbrojtje dhe Siguri në rend dite është propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shtetësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Parashtrues të këtij propozimi janë Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa (ASH-AAA).
Shakku i këtij propozim-ligj, opozita shqiptare më herët vendosi ta bllokojë Kuvendin dhe çdo ligj, pasi Qeveria nuk pajtohej me propozimin e tyre.
Por pas disa takimeve në mes përfaqësuesve të opozitës shqiptare (ASH dhe AAA) me përfaqësues të Qeverisë, u arrit marrëveshje që të zhbllokohet Kuvendi dhe të harmonizohen qëndrimet për Ligjin për nënshtetësi