Ndotja e lartë e ajrit ka shqetësuar qytetarët dhe institucionet e vendit, duke kërkuar zgjidhjen sa më të shpejtë të kësaj çështjeje.
Madje, ndotja e lartë e ajrin ka vënë në lëvizje edhe Kuvendin e Kosovës, ku është paralajmëruar seancë e jashtëzakonshme.
Në këtë drejtim, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKShP), ka dhënë disa propozime si masë parandaluese për uljen e ndotjes së ajrit në kryeqytet.
IKShP ka propozuar që të bëhet “kufizimi i ardhjes së veturave nga periferia në kryeqytet”.
Gjithashtu, ky institut ka kërkuar që “urgjentisht të merren masa rigoroze të kontrollit teknik të veturave”.