Protesta e dytë për shkarkimin e Kryeprokurorit Lumezi

Organizatorët e inicativës #Protestoj, kanë ftuar sërish qytetarët që sot të dalin në protestë, me kërkesën për shkarkim të kryeprokurorit Aleksandër Lumezit, veting gjyqësorit si dhe me kërkesën që listat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UCK), të pastrohen dhe dinjiteti i veteranëve të vërtetë të kthehet.“Shkarkim Kryeprokurorit – Veting Gjyqësorit 2”, është ngjarja që është paralajmëruar të mbahet sot duke filluar nga ora 18:00 deri në orën 20:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë.“Protesta e radhës mbahet në Prishtinë, të mërkurën më 29 gusht, nga ora 18:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, me kërkesat: Shkarkimi i Kryeprokurorit; Vetingu i gjyqësorit; Kthimi i dinjitetit të veteranëve përmes pastrimit të listave të tyre nga mashtruesit”, thuhet në përshkrimin e ngjarjes nga organizatorët.

Ku ndër tjerash u bëhet ftesë qytetarëve të bashkohen në protestë dh ta shpërndajnë sloganin e saj.“Protesta e radhës po organizohet. Ti je ne, sepse ne jemi po ashtu qytetarë, si ti. Prandaj ndjeje protestën si tënden dhe bëhu pjesë e organizimit të saj: fto njerëz, printo e ngjit posterë, bëja share thirrjeve nga faqja #PROTESTOJnë Facebook, merr pjesë në takimet që i organizojmë, se ne dhe ti – jemi Ne. Pas kësaj proteste, synimi është që protestat e radhës të mbahen njëkohësisht në të gjitha qytetet në sheshet qendrore. Prandaj, filloje punën në lagjen tënde, në pjesën tënde të qytetit, në qytetin tënd, organizohu aty ku je dhe protesto duke u bërë e duke thënë #PROTESTOJ me krenari”, thuhet tutje në përshkrimin që fton qytetarët të bashkohen në protestë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme