Zbardhen detaje nga mënyra e organizimit të protestës së Partisë Demokratike me qëllim mosbindjen civile.
Protesta e thirrur nga PD-ja, në të cilën do të marrë pjesë edhe Partia e Lirisë do të mbahet më 29 tetor
Pas mbledhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike në selinë e PD-së sot, burime për panorama.al bëjnë me dije se demokratët vendosën që protesta e 29 tetorit të nisë në orën 17:00.
Ndryshe nga herët e tjera protesta nuk do të kufizohet vetëm në Tiranë, por do të shtrihet në disa qytete.
Demokratët kanë vendosur të bllokojnë rreth rrotullimet kryesore në Shqipëri.