Mijëra njerëz iu përgjigjën thirrjes së opozitës për të dalë dhe protestuar para kryeministrisë, kundër qeverisë së kapur nga krimi dhe droga të Edi Ramës, raporton TCH.
Liderët e opozitës bënë thirrje për largimin e Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie antimafia, për të pastruar vendin nga droga e krimi.
Protesta ishte paqësore, ndërsa nuk u regjistrua asnjë incident serioz gjatë gjithë kohës së zhvillimit të saj.