Protesta kombëtare e thirrur nga opozita/ Mbajtja e fjalimit të Berishës, ngrihet skena! Podiumi sigurohet me gardhin metalik

Demokratët janë në pritje të orës 20:00 të mbrëmjes së sotme, e kjo pasi do të mbajnë protestën kombëtare të thirrur prej tyre, përballë Kryeministrisë.


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke qenë se ndodhet në masën “arrest në shtëpi”, fjalimi i tij do të dëgjohet e do të shikohet përmes një ekrani të madh të montuar përballë Kryeministrisë.

Po kështu, podiumi është rrethuar nga gardhi metalik në mbrojtje të saj.

Në protestë do të jetë i pranishëm dhe Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, së bashku me anëtarët e tij.

Protesta e thirrur nga opozita është cilësuar nga kjo e fundit si një ndër më të mëdha që është mbajtur ndonjëherë në kryeqytet. Vetëm disa ditë më parë Berisha dha mesazhin të gjithë strukturave demokrate që të bëhet gjithçka për të pasur pjesëmarrjen sa më të lartë të qytetarëve.

Thirrjet për bashkim në tubim nga ana e opozitës ende vijojnë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme