Disa qindra protestues janë mbledhur në Alexanderplatz të Berlinit të dielën mbrëma duke mbajtur çadra e duke protestuar kundër partisë së ekstremit të djathtë AfD, e cila doli e treta në zgjedhjet e së dielës në Gjermani.
Siç raporton gazetarja e KTV-së nga Berlini, Arta Avdiu, protestuesit janë mbledhur spontanisht, por nuk vërehet tensionim i situatës.
Ata kanë dalë me parulla në mbështetje të politikave të migrimit, politika këto të përkrahura nga kancelarja Angela Merkel, e cila këtë të diel fitoi mandatin e katërt, raporton Koha.net.
Ndërkaq, në ndërtesën e partisë së ekstremit të djathtë, AfD, e cila arriti të fitonte në këto zgjedhje mbi 13 për qind të votave, kryesisht me fushatën anti-migrim, ka filluar festa.
Turma e njerëzve ka protestuar jashtë ndërtesës të AFD, vend ku partia e ekstremit të djathë ishte duke festuar fitoren historike. Protestuesit thërrisnin: “Racizmi nuk është alternativë”, “AfD është një bandë racistësh” apo “Nazizmi jashtë”.
Më tej, turma ka bërtitur “gjithë Berlini urren AfD-në”.
Partia mban aktualisht 23 nga 160 vende në parlamentin gjerman.
https://koha.gjirafa.com/?video=proteste-e-feste-per-suksesin-e-afdse-ne-gjermani-1