Një tank serbe ka kaluar në qendren e Preshevës, për të vazhduar në drejtim të Muçibabës dhe Gollakut, në vijën kufitare.
Tanku i cili kalonte nëpërmes qytetit në drejtim të kufirit me Republikën e Kosovës, ishte i shoqëruar nga policia e shtetit dhe policia ushtarake.
Ngjarja ka ndodhur para vetëm 30 minutash.
Siç raportojnë mediat lokale atje, qytetarët preshevarë janë shqetësuar nga ky rpovokim.
Kujtojmë se, këto provokime të Serbisë vijnë pikërisht në kohën kur SHBA kërkon nga të dy vendet një marrëveshje finale.
Madje, Presidenti i vendit, Hashim Thaçi vazhdimisht zotohet se Presheva do t’i bashkangjitet Kosovës pa asnjë çmim