Pse gënjeu Blerta Deliu se PDK ia kishte ofruar postin e ministres?

E mërkurë, 16 Nentor 2016  –  Sakte.net  /

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu – Kodra, ditë me parë kishte deklaruar se ka refuzuar postin e ministres për Integrime Evropiane, pasi, sipas saj, vendi shumë shpejt do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Por e vërteta po del të jetë krejt ndryshe. PDK-ja e cila tani drejtohet nga Kadri Veseli nuk i ka ofruar postin e ministers së Integrimeve Blerta Deliut, shkruan ORAinfo.

Këtë për mediat e ka pranuar edhe nënkryetari i kësaj partie Xhavi Haliti. Sipas tij, në asnjëherë nga mbledhjet e Kryesisë së partisë nuk është lakuar emri I Blertës për pozitën e ministers.

ORAinfo ka tentuar të marrë një përgjigje nga deputetja Deliu, por pas disa thirrjeve ajo e ka ndal telefonin.

Lindë pyetja pse Blerta Beliu tentoi ta gënjej opinionin për postin e ministres? Si duket përfolja nëpër media se ajo mund të jetë ministre e Integrimeve për një moment shtynë edhe vet deputeten Deliu të besojë që PDK tashmë ka vendosur që ajo të emrohet në postin e ministres.  /ORAinfo/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme