Pse gratë e Kosovës po përfshihen në ekstremizmin e dhunshëm

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka hartuar një raport të detajuar lidhur me shkaqet dhe pasojat e përfshirjes së grave të Kosovës në ekstremizmin e dhunshëm si dhe përfshirjen e tyre në konfliktin në Siri dhe Irak, njofton kumtesa nga QKSS.

Në mesin e rreth 4000 luftëtarëve të huaj nga Evropa Perëndimore që u janë bashkuar organizatave ekstremiste të dhunshme në Siri dhe Irak, më shumë se 700 janë femra.

Nga ky numër, më shumë se 40 gra që u janë bashkuar grupeve ekstremiste të dhunshme në konfliktet e Sirisë dhe Irakut janë nga Kosova. Në perspektivë krahasuese me rajonin e Ballkanit Perëndimor, ky numër renditet vetëm pas atij të Bosnjës dhe Hercegovinës, nga ku 60 gra janë raportuar të jenë përfshirë në konfliktet në Siri dhe Irak.

Profilet e grave që i janë bashkuar konflikteve në Siri dhe Irak nga Kosova ndryshojnë, dhe arsye të ndryshme qëndrojnë pas pjesëmarrjes së tyre në zonat e konfliktit në Siri dhe Irak. Për të bërë këtë hulumtim stafi i QKSS-së ka kryer dy intervista të hollësishme me gratë që janë përfshirë në konfliktet ne Siri dhe Irak. Është shumë e vështirë që këto gra të trajtohen si një kategori ose profil i vetëm dhe i veçantë, pasi arsyet për nisjen e tyre për në konfliktin e Sirisë dhe Irakut janë të ndryshme dhe në të shumtën e rasteve varen nga rrethana e kontekste sociale të veçanta.

Më tutje raporti shtjellon edhe jetën e tyre në Siri, ku gratë nga Kosova që jetojnë në territorin e mbajtur nga ISIS u përmbahen roleve dhe normave tradicionale gjinore. Ato nuk shihen jashtë shtëpive të tyre dhe detyrat e tyre janë të kufizuara në jetën shtëpiake (kryesisht gatim, pastrim dhe përkujdesje për fëmijët e tyre). Ky raport nuk ka identifikuar asnjë grua kosovare të ketë qenë pjesëmarrëse në operacione thjesht luftarake.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme