“Pse keni mbajtur të fshehtë koncesionin Thumanë-Kashar?” -Shehaj interpelancë me Ministrin e Financave! Mete: Në total kemi 11 kontrata PPP. Monitorimin e bën….

Deputeti Agron Shehaj ka zhvilluar një interpelancë me ministrin e Financave, Ervin Mete, lidhur me kontratat koncesionare.


Shehaj vuri theksin se pavarësisht miliarda euro të PPP-ve, ka një mungesë totale mbi respektimin e kontratave koncesionare.

Disa prej shembuj që deputeti sollin, përfshirë “Rruga e Arbrit”, 74 km, terren i vështirë, investim i parashikuar deri në 265 mln euro, apo “Rruga Thumanë-Kashar”,  20 km, fushore, në vlerë 224 mln euro, për Shehaj shprehin se nuk ka kontroll në koncesione.

Deputeti pyet Metën se përse koncesioni Thumanë Kashar është mbajtur i fshehtë, pasi në raportin e publikuar me një vit e gjysmë më vonësë, ky koncesion mungon, nuk është i përfshirë.

Ervin Mete u përgjigj se në total ka 11 kontrata PPP me mbështetje buxhetore, teksa përgjatë vitit 2023, e po kështu deri më tani më 2024, ministria e Financave nuk ka lidhur asnjë kontratë të re.

Ministri shpreh se monitorimin e këtyre koncesioneve e bëjnë autoritetet kontraktore, e po këto raportojnë në institucion.

Shehaj: Pavarësisht miliarda eurove të PPP ka një mungesë totale informacioni mbi respektimin e kontratave koncesionare. Ne dimë sa para jep shteti koncesionarëve, por nuk kemi asnjë informacion mbi ecurinë e investimeve që privatet duhet të kishin bërë. Nuk dimë nëse këto investime janë bërë brenda afateve. Ne nuk dimë nëse koncesionari ka plotësuar kushtet e kontratës. Këto kontrata janë hartuar në interes të koncesionarëve dhe jo qytetarëve. Vetë kontratat nuk kanë logjikë ekonomike të përbashkët. Rruga e Arbrit psh, një investim prej 74 km, në terren të vështirë, investimi i parashikuar 265 mln euro. Rruga Thumanë Kashar 20 km, fushore, 224 mln euro. Si ka mundësi kjo? Mos vallë janë fryrë kostot e rrugës Thumanë -Kashar? A keni bërë verifikime për këtë? A keni monitoruar këtë kontratë koncesionare se në raportin që keni publikuar me një vit e gjysmë vonesë mungon koncesioni Thumanë Kashar. Do të doja të dija pse e keni mbajtur të fshehur këtë koncesion.

Mete: Janë autoritetet kontraktore që monitorojnë zbatimin nëpërmjet njësive të tyre të menaxhimit të kontratave dhe janë ato që raportojnë në ministrinë e Financave që në vijim bëhet ky raport.

 Ne do hartojmë  dokument të risqeve fiskale, synimi ynë është të publikohet në shtator dhe do të  jetë i emërtuar “deklarata e risqeve fiskale”.

Në sot kemi 11 kontrata PPP me mbështetje buxhetore dhe gjatë 2023 nuk është lidhur asnjë kontratë e re dhe as në 2024 nuk kemi ndonjë kontratë të re.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme