Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili është ftuar nga Shtëpia e Bardhë në Uashington për Lutjet e Mëngjesit, por bashkëshortja e tij, Lumnije Thaçi, që njëherësh është edhe zonja e parë e shtetit të Kosovës, nuk po shihet përkrah bashkëshortit të saj.
Në Lutjet e Mëngjesit janë duke marrë pjesë edhe kryeministri Ramush Haradinaj ku së bashku me të është duke u parë edhe bashkëshortja e tij, prezantuesja Anita Muqaj – Haradinaj.
Lumnije Thaçi, e cila në vizitën e saj të fundit pati një numër të madh takimesh me zonjat e parë të shteteve të ndryshme të botës, si duket kësaj here nuk është prezente në ambientet e Shtëpisë së Bardhë.
Thaçi në shumicën e fotove është duke u parë vetëm në shoqërinë e ministrit të Punëve të Jashtme, njëherësh zëvendëskryeministrit të Kosovës, Behgjet Pacolli.
Po ashtu, në foto të cilat janë publikuar në mediet ndërkombëtare, presidenti Thaçi shihet që ka qenë afër tavolinës së bijës së presidentit amerikan, Donald Trump, Ivanka Trump.
E në fjalimin e tij të mbrëmshëm të organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Uashington, Presidenti Thaçi ka kujtuar Ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, duke e përshkruar si emocionuese.