Pse Ramush Haradinaj nuk do t’ia dorëzojë detyrën Albin Kurtit?

Monitorim të secilës lëvizje të qeverisë së re ka premtuar Pal Lekaj, deputet i AAK-së.

Ai ka thënë se si opozitë do të jenë të vëmendshëm për të parë nëse Qeveria Kurti do të jetë në nivel të detyrës.

“Sa i përket votimit të qeverisë, pas 120 ditësh më në fund deshi Zoti të kemi qeveri. I dëshirojmë sukses kushdo që merr përgjegjësinë, por si opozitarë do të jemi të vëmendshëm e monitorues të secilës punë e të premtimeve që i kanë dhënë. Shpresojmë të jenë në nivel për forcimin e shtetit”, ka thënë ai para nisjes së seancës së Kuvendit të Kosovës.

Sa i përket taksës ndaj mallrave serbe, Lekaj ka thënë se “nëse merren vendime të ngutshme për heqjen e saj, do të bëjnë mirë për Serbinë”.

Ministri në detyrë, Pal Lekaj ka treguar se pse Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj nuk do t’ia dorëzojë detyrën Albin Kurtit. Sipas Lekajt, Haradinaj ka shkuar në Washington për të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme