Pse Ramushi nuk ndërhyri në veri?

Profesori dhe opinionisti Binak Maxharraj në një postim të tij në Facebook ka kritikuar liderin e AAK-së, Ramush Haradinajn.

Ai shkruan se Haradinaj përveҫ që nuk vizitoi asnjëherë veriun e Kosovës sa ishte në pozitën e kryeministrit, tani po hedh ‘helm e vrerë’ mbi Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin pse mori një vendim të tillë.

Maxharraj madje përmend edhe arsyet pse Haradinaj nuk kishte ndërmarrë veprime të tilla sa ishte në krye të qeverisë.

“Një gjë te këtillë Ramush Haradinaj nuk ka pas mundësi të bëjë duke i patur lidhjet e tij të ngushta me kriminelin Radojçiq të cilin njëherë edhe e kishte pritur në zyre sa ishte kryeministër. Radojçiq është i dyshuar për vrasjen e Ivanoviqit dhe për të gjitha skandalet kriminale që kanë ndodhë dhe po ndodhin në veri. Prandaj, vetë Ramushi nuk ka ndërhyrë asnjëherë në veri nga shkaku për të mos ia prishë rehatin mikut të vet Radojҫiq, kurse tani lëshon helm e vrerë kur këtë e bënë qeveria e Kosovës më kryeministrin Albin Kurtin i cili ngadalë por fuqishëm ka filluar të ushtroi sovranitetin në veri të vendit”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

GJENERALI RAMUSH HARADINAJ PSE NUK NDËRHYRE ASNJË HERË NË VERI?!.

Gjeneral Ramush Haradinaj e admiroi dhe e respektoi luftën heroike që bërë për çlirimin e Kosovës. Poshtu, gjeneral Haradinaj e vlerësoi shumë gjakun e derdhur nga familja e jote për çlirimin dhe lirinë e Kosovës.

Por, gjeneral pse nuk e çlirove edhe veriun e Kosovës, sepse veriu që 20 vjet ka mbetë jetim as i joni as i Serbisë. Pse gjeneral u deshtë të ndodhë kjo situatë kësisoji në veri në të cilin sot atje çdo gjë frymon serbisht e asgjë shqip sikur të ishe në Kralevë e jo në Kosovë, nuk ndihet as këngë shqipe e as vaji i fëmisë duke thirrë oj nënë.

Pra, z.gjeneral Haradinaj pse mbeti kështu veriu i “paçliruar”mund të lidhet me faktin se ardhja e KFOR-it Francez ishte më kordinim të plotë me Serbinë dhe me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Agim Çekun të koordinuar me shërbimin sekret të UDB-ës dhe shërbimit sekret Francez DGS në shërbimi të të cilëve ishte edhe Hashim Thaçi. Në rrethana të këtilla fill pas luftës filloi kordinimi i plotë i Hashim Thaçit, Kadri Veselit me shërbimet secrete të Serbisë dhe Francës që veriu të bllokohet nga pjesa jugore. Këtë e tregon fakti se Thaçi dhe Veseli nuk e lanë popullatën shqiptare të kthehet në shtëpitë e tyre në veri që sot e kësaj dite ata jetojnë si refugjatë në pjesën jugore.

Gjeneral Haradinaj që sot e 20 vjetë në veri ekziston errësirë e vërtrtë, atje lulëzon krimi, kontrabandimi, strukturat mafioze të armatosura dhe të mbrojtura nga Serbia. Dhe për të gjitha këto vite askush nga liderët tanë se bën as hapin më të vogël që sadopak të shtroi sovranitetin në atë pjesë të vendit, bile as këmba nuk ju ka shkelë atje. Këtë se bëri asnjë lider, nuk e bën as komandantët sepse ato që 20 vjet ishin të zënë me hajni dhe plaqkitje të shtetit për pasurim personal.

A nuk është kjo e tmershme z. gjeneral Harajdinaj?

Iu deshte LVV dhe Albin Kurti të vijë në pushtet për të bërë diçka në këtë drejtim, pra të bëjë atë çka asnjë kryeministër e as president nuk e bëri për këto 20 vite për të shtruar sado pak sovranitetin në veri, sikur veriu të mos ishte i joni. Albin Kurti ishte besatuar me elektoratin se do të bëjë çmos që ta ç’kapë kapjën e shtetit nga bandat mafioze dhe kupola e krimit të organizuar, por edhe për të ushtruar sovranitet në veri.

Së pari, Albin Kurti e vuri reciprocitetin me Serbinë për target e automjeteve. Për këtë akt plasi nga inati Serbia, u kërcënua me avion dhe tanke që i grumbulloi në kufi, por pa patur guxim të futet brenda. Dështuese është se as opozita e Kosovës nuk reagoi e cila kështu u rreshtu në anën e Serbisë dhe të Vuçiqit në vend se të përkrah qeverinë e vendit, bile shkoj edhe më larg duke e kritikuar qeverinë dhe Kurtin për jo mature, pse po na prishë me ndërkombëtarët etj,etj.

Së dyti, derisa për shumë vite në Kosovë dhe në veri po lulëzonte korrupsioni, krimi i organizuar, kontrabandimi i cili që 20 vite nuk ishte luftuar nga asnjë qeveri e as kryeministër, sepse të gjithë këta vet ishin të korruptuar sepse korrupsioni nuk luftohet me njerëz të korruptuar dhe kështu kur të gjithë të tjerët në rajon po lëvizin me viza, Kosova për shkak të kësaj mbeti pa viza. Qeveria e Kosovës përmes departamentit të drejtësisë posaçërisht përmes Prokurorisë ndërmori një aksion gjithpërfshirës për luftimin e kriminalitetit dhe të kontrabandimit të mallrave midis grupeve banditeske shqiptare nga jugu me atë të veriut dhe ndërmori një aksion për luftimin e kontrabandës. Derisa në pjesën jugore aksioni po jepte sukses në atë veriore plasi sherri sepse serbët atje të ndërsyer nga çetnikët Rakiç dhe Vuçiç krijuan skandale për të penguar aksionin në të cilin ishte thirrë edhe policia në ndihmë. Pati tym e mjegull, pati të plagosur mbi 10 policë tanë e një serb, kurse kryeҫetniku Vuçiq kërcënonte që të ndërhynë në Kosovë më polici dhe ushtri, por që pos antishqiptarit dhe proserbit Joe Borrelli i cili tha se Kosova nuk është deshtë të ndërhyjë pa ndonjë koordinim, por nuk u përkrah mbi të cilin lëshoi krtitika të ashpra europdeputetja gjermane Von Cramon kordinatore e BE për Kosovën.

Por ajo se çka është shqetesuese se edhe kësaj radhe opozita e Kosovës po hesht sikur është në krah të Serbisë, sikur kjo opozitë qyqare dhe e mjeruar më shumë po dëshiron që të dështon qeveria e Kosovës se sa atje të shtrihet sadopak sovraniteti.

Më i zëshme në këtë drejtim, prapë ishte Gjeneral Ramush Haradinaj i cili pa pikë fytyre e kritikoi Kurtin se krejt këto po i bënë për fushatë zgjedhore që do të mbahet më 17 tetor 2021. Një qëndrim i këtillë i Ramush Haradinaj dhe liderëve të tjerë të opozitës nuk është aspak e vërtetë se ky aksion nuk kishte lidhje me fushatën por ishte i planifikuar nga Prokuroria shumë herët më parë për luftimin e kriminalitiet, korrupsionit dhe kontrabandimit midis grupeve mafioze në jug dhe veri të vendit.

E po mirë, shtrohet pyetja se pse Ramush Haradinaj dhe kryeministrat tjerë nuk ndërmorën kurrfarë aksioni për luftimin e korrupsionit dhe kontrabandimit, pse nuk ndërhyjnë asnjëherë në veri që të luftohet kriminaliteti dhe korrupsioni.

Një gjë te këtillë Ramush Haradinaj nuk ka pas mundësi të bëjë duke i patur lidhjet e tij të ngushta me kriminelin Radojçiq të cilin njëherë edhe e kishte pritur në zyre sa ishte kryeministër. Radojçiq është i dyshuar për vrasjen e Ivanoviqit dhe për të gjitha skandalet kriminale që kanë ndodhë dhe po ndodhin në veri. Prandaj, vetë Ramushi nuk ka ndërhyrë asnjëherë në veri nga shkaku për të mos ia prishë rehatin mikut të vet Radojҫiq, kurse tani lëshon helm e vrerë kur këtë e bënë qeveria e Kosovës më kryeministrin Albin Kurtin i cili ngadalë por fuqishëm ka filluar të ushtroi sovranitetin në veri të vendit./Bota sot

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme