Pse Shyhrete Behluli duhet ti falënderohet fortë këtij njeriu?

Shyhrete Behluli, u lind në fshatin Mushtisht të Therandës, ku kreu shkollimin fillor, të mesmen e kreu në Prizren, ndërsa Fakultetin Filologjik në Prishtinë.

Familja e saj ka patur një traditë muzikore, jo publike.

Ajo këngës ju përkushtua me të gjitha forcat e saj, dhe kurrë s’është ndarë nga ajo.

Kënga u bë pjesë e jetës e saj, ajo e shoqëroi nëpër shtigjet e jetës, ajo i solli gëzime dhe nganjëherë edhe dëshpërime, shkruan Kosovarja.

Talentin e saj, i pari e zbuloi profesori i muzikës, z.Ibrahim Hamiti, i cili e përkrahu, e angazhoi që Shyhretja me të gjitha forcat t’i përkushtohet këngës. Merita të mëdha që ajo të arrijë majat e suksesit, ka edhe rrethi familjar (babai, gjyshja) dhe rrethi shoqëror.
Paraqitjen e parë skenike e realizoi në vitin 1974, me këngën “Cuca e maleve”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme