Konferenca për shtyp e kryeministrave të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk ka shkuar si duhet. Në fakt, ajo është ndërprerë, për shkak të disa mosmarrëveshjeve mes Aleksandar Vuciqit të Serbisë dhe Edi Ramës së Shqipërisë.
Klan Kosova ka mësuar prapaskenat e asaj që ndodhi në Sarajevë:
Sipas agjendës se publikuar nga qeveria e BH, në fund të takimit të sotëm gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor do të prononcoheshin me radhë në një konferencë për shtyp, së bashku me Komisionerin Johaness Hahn.
Por për cudinë e të gjithë gazetarëve të shumtë, konferenca është ndërprerë kur pas kryeministrit të Bosnjës, si i zoti i shtëpise, dhe komisionerit Hahn, i ka ardhur radha kryeministri Vuciq. Sapo është thirrur nga moderataroja për te marrë fjalën, serbi ka bërë me shenjë nga Edi Rama.
Ky gjest ka lënë të kuptohet se Vuciq i ka hapur rrugën Ramës për të folur. Ky i fundit, sic merr vesh Klan Kosova, nuk ka reaguar dhe pas kësaj, kryeministri serb është kthyer nga salla dhe ka thënë se mjafton me kaq dhe se nuk ka kuptim te flasin të gjithë. Pastaj ai ka lëvizur nga podiumi dhe kështu kanë bërë edhe mysafirët e tjerë duke shkaktuar acarimin e gazetarëve që prisnin prej më shumë se një ore.
Më pas gazetare te pranishëm që kanë arritur të kapin dicka nga një shkembim fjalësh në anglisht mes kryeministrit serb e atij shqiptar, në korridorin që conte për në sallën e konferencës së shtypit, kanë treguar se Vuciq, ka thënë me zë të lartë, se ishte përgatitur të denonconte arrestimin e një militanti të partisë së tij në Kosovë. Ky i fundit, sipas shefit të qeverisë serbe, ishte arrestuar sepse kishte në makinë posterët e kampanjës elektorale të partisë së kryministrit serb.
Kryeministri Rama mësohet t’i jetë kthyer Vuciqit me përgjigjen: “Duhet ta dish, se nëse ti e thua këtë në konference unë do të them, ta kam thënë qe po s’e njohe Kosovën probleme do kesh! Dhe do t’i sqaroj unë gazetarët qe nuk është e vërtetë që në Kosovë e kanë arrestuar njeriun tënd, por kane sekuestruar posterët e tu, domethënë kanë arrestuar fotografinë tënde”!
Muhabeti rreth “arrestimit të fotografisë” është pritur me të qeshura nga të pranishmit, ndërsa krejt në fund kryeministri Vuciq ka preferuar ta lë me kaq dhe të evitojë replikën e radhes së kolegut të tij shqiptar.