Pse vendosi Theresa May për zgjedhje të jashtëzakonshme në Britani të Madhe?

Kryeministrja britanike, Theresa May, bëri thirrje të martën për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme më 8 qershor, duke thënë se partitë opozitare po e vështirësojnë pozitën e saj negociuese për ndarjen nga Bashkimi Evropian, duke kundërshtuar panin e saj për zbatimin e Brexit-it.

“Isha në mëdyshje për të vendosur nëse vendi ka nevojë për këto zgjedhje, por jam e bindur se është e domosdoshme për të siguruar një udhëheqje të fuqishme dhe të qëndrueshme, ndërsa vendi kalon nëpër procesin Brexit dhe përtej”, tha Kryeministrja në komentet para zyrës së saj në Downing Street.

Theresa May, që u emërua kryeministre pas votimit në favor të largimit nga Bashkimi Evropian qershorin e kaluar, gëzon epërsi në anketa, ku 50 për qind e të pyeturve thonë se ajo do të ishte kryeministrja më e mirë. Udhëheqësi i Partisë Laburiste në opozitë, Jeremy Corbyn, mbështetet nga 14 për qind e të anketuarve.

Por, kryeministrja May, duhet fillimisht të sigurojë mbështetjen e dy të tretave të parlamentit për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Partia Laburiste, më e madhja e opozitës, tha se është e gatshme për zgjedhje të reja.

“E mirëpres vendimin e kryeministres për t’u dhënë qytetarëve britanikë mundësinë që të votojnë për një qeveri që vë ne rend të parë interesin e shumicës”, tha udhëheqësi i laburistëve, Jeremy Corbyn.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme