“Pseudopatriotët që reaguan për dëbimin e turqve, kurrë nuk thanë asnjë fjalë për dëbimin e shqiptarëve të Maqedonisë nga Kosova”

Pozhari: Haradinaj tregon “muskujt të silikonit”, e Kosova nuk ka as ushtri

Rasti i dëbimit të shtetasve turq nga Kosova është një temë që qëllimshëm është zmadhuar nga disa qarqe mediatike, të cilat janë në shërbim të agjendave përçarëse dhe të dyshimta, të cilat mezi presin që të hidhen në sulm kur bëhet fjalë për ndonjë ngjarje e cila ndërlidhet me Turqinë. Kështu ka deklaruar shkrimtari dhe gazetari Xhevdet Pozhari për emisionin “Conect me Besfort Idrizin”, projekt i portalit Almakos.com.

Sipas Pozharit, raste të ngjashme dhe më të dhembshme ka pasur edhe në të kaluarën kur janë depurtuar nga Kosova për në Maqedoni në kohën e regjimit të Gruevskit shqiptarë të Maqedonisë dhe askush nuk është interesuar për fatin e tyre.

“Ky nuk është dëbimi i parë i shtetasve të huaj nga Kosova. Fatkeqësisht, në të kaluarën kanë ndodhur dëbime të shqiptarëve të Maqedonisë me kërkesë të shtetit maqedonas në kohën e regjimit të Gruevskit, mirëpo çuditërisht nuk ka pasur kësi reagimesh”, ka deklaruar Pozhari

Ai ka ftuar popullin shqiptarë të jetë vigjilent karshi provokatorëve që synojnë të fusin pykë përçarëse midis popullit shqiptar, të cilat provokime shpeshherë bëhen duke i gërvishtur qytetarët aty ku janë më të ndjeshëm – tek bindjet fetare.

https://www.facebook.com/Almakos1/videos/2113918235315684/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme