PSG – Mourinho, ky është lajmi i fundit

PSG-ja e dëshiron Mourinhon, portugezi i hapur për të nisur një sfidë të re.

Paris Saint-Germaini raportohet se dëshiron që të nënshkruan me Jose Mourinhon.

Sipas “RMC Sport”, kampioni në fuqi francez i ka vënë syrin portugezin dhe duan ta joshin atë që largohet nga Roma, transmeton Gazeta Express.

Mourinho ka punuar me drejtorin sportiv të PSG-së, Luis Campos, kur ata ishin në Real Madrid një dekadë më parë dhe thuhet se do të ishin të etur të ribashkoheshin në kryeqytetin francez.

60-vjeçari duket se është i hapur për të nisur një aventurë të re në Francë. Ai thuhet se nuk është kontaktuar ende, por që ka sinjale nga të dy kampet.

Edhe pse Roma është në çerekfinale të Ligës së Evropës dhe aktualisht në pozitën e tretë në Serie A, “Special One” ka folur vazhdimisht për kufizimet financiare të këtij klubi dhe zhgënjimin e tij që nuk mund të synojë më lart.

Ndërkohë, PSG-ja ende po synon për të pasur sukses në Ligën e Kampionëve. Dështimi i këtij sezoni ka bërë që klubi ta lirojë nga detyra trajnerin aktual, Christophe Galtier, pas përfundimit të këtij sezoni.

Parisienët mund të përballen me një konkurrencë nga Chelsea, që gjithashtu është e lidhur me rikthimin e 60-vjeçarit.

Ndryshe, Jose Mourinho me Romën ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit të ardhshëm.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme