Psikiatrisë i mungon ilaçi kryesor, s’ka as shtretër të mjaftueshëm

Në klinikën e Psikiatrisë gjatë gjithë vitit të kaluar janë kryer 20 mijë shërbime mjekësore me më shumë se 800 pacientë të hospitalizuar. Kjo klinikë sipas udhëheqësve të saj ballafaqohet me mungesa të shumta, qoftë të barnave apo edhe të shtretërve për akomodimin e pacientëve. Mungojnë ilaçet, madje edhe ato që janë në listën vitale. Në rastet e krizave depresive tek pacientët mungojnë tabletat kryesore për depresion, siç është ampulla ‘antidepresant’.

Nëse dikush kalon një periudhë depresive dhe i njëjti dërgohet për kurim në Klinikën e Psikiatrisë në QKUK, vështirë se aty do të mund ta marrë trajtimin e duhur mjekësor. Në këtë klinikë shpeshherë mundon medikamenti kryesor kundër depresionit, ndonëse i njëjti gjendet në listën vitale të barnave të kësaj klinike.

Këtë bar pacientët në të shumtën e rasteve detyrohen që ta blejnë vet. Ndonëse në rastet e krizave aplikimi i tij tek pacientët është i pashmangshëm.

Drejtori i Klinikës së Psikiatrisë në QKUK, Shaban Mecinaj, ka sqaruar për Express rreth vështirësive me të cilat ballafaqohet klinika që ai e udhëheq. Thotë se për mungesën e barnave dhe për furnizim të rregullt disa herë ka bërë kërkesa në drejtorin e SHSKUK’së.

Për mungesën e tabletës ‘antidepresant’, Mecinaj, thotë se mjekët detyrohen që t’iu kërkojnë familjareve të pacientëve që të njëjtën të shkojnë ta blejnë në barnatoret private.

“Ka raste kur neve na mungon edhe lista e barnave vitale. Ne shpeshherë mbesim edhe pa antidepresant. Fatkeqësisht në rastet kur mungon ne jemi të shtrënguar që t’u themi familjeve që ta blejnë atë”, thotë doktori.

Mecinaj sqaron se klinika që ai drejton ka në dispozicion katër reparte intraspitalore me gjithsejtë 68 shtretër për pacientët në nevojë. Por ky numër sipas tij, nuyk është i mjaftueshëm duke marrë parasysh numrin e madh të pacientëve.

“Këto kushte nuk mjaftojnë për shkak se Klinika e Psikiatrisë kryen shërbime sektondare dhe terciare. Pacientët në klinikën tonë qëndrojnë deri në dy javë, varësisht sipas çrregullimeve”, thotë Mecinaj.

Kjo klinikë sipas drejtorit Shaban Mecinaj, për gjatë gjithë vitit të kaluar ka ofruar mbi 20 mijë shërbime mjekësore me rreth 800 hospitalizime.

Megjithëkëtë, drejtori i Klinikës së Psikiatrisë, Shaban Mecinaj, shpjegon për arsyet të cilat po i shtyjnë kosovarët drejtë depresionit. Thotë se kushtet e jetesës, faktorët gjenetik, stresi i përditshëm janë disa prej shkaktarëve që çojnë në depresion.

“Arsyet të cilat po i shtyjnë kosovarët drejtë depresionit janë stresi i përditshëm janë situata të cilat qojnë në situata afektive , shpeshherë edhe në forma depresioni, të gjitha kushtet e tjera jetësore, papunësia, pa perspektiva”, thotë ai. Mecinaj tregon po ashtu se depresioni është i shfaqur më shumë tek gjinia femërore se sa tek ajo mashkullore.

“Këto pra janë faktorët që domosdoshmërish ndikojnë në çrregullimet e disponimit, duke përfshirë natyrisht edhe faktorët e tjerë si ata gjenetik dhe të trashëguar. Te psikopatologjitë, shembull, tek përdoruesit e drogave më tepër i hasim tek gjinia mashkullore, tek depresioni ndoshta më tepër i hasim tek gjinia femërore”.

Drogat i përdorin edhe fëmijët

Në Kosovë nuk ka të dhëna të sakta, se sa është numri i përdoruesve të substancave narkotike. Por në bazë të disa hulumtimeve raportohet se në vend numri i përdoruesve të rregullt të drogave mund të arrijë në 5 mijë. E mosha mesatare e përdoruesve po del të jetë mjaftë shqetësuese. Lloji më i përdorur i drogës nga të rinjtë kosovarë  sipas drejtorit të Psikiatrisë po del të jetë marihuana.

Madje ky lloj po përdoret edhe nga 12 vjeçarët në Kosovë.

“Në përgjegjësi mund të themi se kemi rritje  të numrit të pacientëve që përdorin drogë. Merihuanën po e përdorin relativisht mosha të reja. Mosha më e re që e kemi pas ka qenë deri në 12-13 vjeçar. Pra kryesisht janë të rijnë që janë ën përfundim të shkollave fillore dhe në fillimin e shkollave të mesme”, shpjegon për Express, drejtori i Klinikës së Psikiatrisë në QKUK, Shaban Mecinaj.

Depresioni çon në vetëvrasje

Vetëm gjatë këtij muaji në gjithë Kosovën, shtatë persona i kanë marrë jetën vetës. Rreth kësaj çështje, Psikologu në QKUK, Shaban Mecinaj, ka sqaruar mbi faktorët e mundshëm që po i çojnë kosovarët që t’ia marrin jetën vetës. Thotë se shkak kryesor është gjendja depresive.

“Kulminacioni i vetëvrasjeve është gjendja depresive. Fatkeqësisht që disa prej  tyre e realizojnë vetëvrajsen. Dhe janë fatkeqësisht ata persona që kanë pasur depresion më të lartë. Vetëvrasje po kryejnë edhe personat që nuk e kanë mbështetjen familjare apo shoqërore. Pastaj gjendja financiare, papunësia”, shpjegon drejtori i Klnikës së Psikiatrisë.

“Nuk kanë siguri materiale. Kështu që ne jemi në dijeni rreth numrit. Ende nuk kemi statistika të sakta të numrit të vetëvrasjeve”, thotë tutje ai./GazetaExpress

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme