Një person me probleme mendore ka kërcënuar mbrëmë zyrtarët e Nisma për Kosovën në objektin e kësaj partie.
Ai është futur brenda rrethojave të selisë së Nisma-s duke kërcënuar stafin me thikë.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i zyrtarëve policor të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar të dyshuarin.
Indeksonline ka siguruar video të kësaj ngjarje ku shihet i dyshuari duke u futur në oborrin e Nisma-s. Po ashtu shihet edhe reagimi i zyrtarëve policor dhe arrestimi i të dyshuarit.