Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet paraprake të regjistrimit të popullsisë, sipas të cilave Kosova ka 1.586.659 banorë, prej të cilëve 795.046 meshkuj dhe 791.614 femra.
Me rastin e publikimit të këtyre të dhënave, kryeministrit Albin Kurti ka folur për rëndësinë e statistikave, duke thënë se ato janë të rëndësishme për të ardhmen.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të ASK-së, Avni Kastrati, ka theksuar se i gjithë procesi i regjistrimit ka qenë digjital.
Sipas tij të dhënat janë publikuar për rezidentë, por edhe për diasporën. Ai ka thënë se procesi i regjistrimit për diasporën do të vazhdojë deri në fund të gushtit dhe i ka ftuar mërgimtarët që të shfrytëzojnë mundësinë për t’u regjistruar.
Sipas tij rezultatet përfundimtare të procesit do të publikohen ne dhjetor të këtij viti.
“Rezultatet përfundimtare nuk pritet të ndryshojnë shumë nga ato paraprake. Në 4 komunat veriore të Kosovës, pati bojkotim në pjesë të madhe, sidoqoftë ka një pjesëmarrje të qytetarëve. Cilësia e të dhënave është më e lartë në krahasim me regjistrimin e kaluar. Teknologjia na mundësi monitorimin dhe publikimin e këtyre të dhënave”, është shprehur Kastrati.