Publikohet biseda e përgjuar e ushtarëve rus: Ky është një cirk mu**, jo një operacion ushtarak – as Çeçenia…

Media britanike The Sun, ka publikuar një bisedë të përgjuar, ku një ushtar rus është ankuar se trupat e tij kanë marrë ngrirje nga i ftohti dhe kanë hasur në rezistencën e ashpër të Ukrainës.

Siç thuhet në telefonatën e përgjuar, ushtari tha se kushtet ishin bërë aq të këqija sa “50 përqind” e skuadrës së tij vuanin nga ngricat.

Duke folur me një komandant në një telefonatë tre-minutëshe të përgjuar dhe lëshuar nga inteligjenca ukrainase, ushtari tha se trupat po detyroheshin të “kalonin” me të vdekurit, sepse ata nuk mund të transportoheshin jashtë.

Gjithashtu, ushtari tha se trupat ruse ishin bllokuar nga rezistenca ukrainase dhe nuk kishin pajisje të duhura dhe furnizime mjekësore.

“Ne prisnim të mbërrinim me katër tenda M-30 – dhe ne përfunduam me vetëm një… Dhe madje edhe ajo tendë përfundoi “jo për ne”,” tha ushtari.

“Nuk na dhanë as dhoma dhe ngrohje”, shtoi ai.

Më tej, në telefonatën e përgjuar, ushtari tha se tani po detyroheshin të jetonin në llogore.

Skuadra e zhgënjyer u ankua gjithashtu se nuk kishte armë të mjaftueshme dhe ishte ngecur jashtë Mykolaiv për ditë të tëra, pavarësisht se iu premtua një fitore “e shpejtë”.

“Edhe Çeçenia nuk ishte kaq e keqe”, ankohet komandanti pasi mësoi se trupat ruse ishin “bombarduar nga avioni ynë”.

Kjo telefonatë vjen në mes të raporteve se trupat ruse mund të mbeten pa ushqim dhe municione brenda tre ditësh.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha se avancimi i Rusisë mbeti i bllokuar gjatë natës, pasi trupat e Vladimir Putin përballen me probleme në rritje të furnizimit dhe rezistencë të ashpër nga forcat ukrainase.

Pashtu, inteligjenca sugjeron se forcat ruse tani kanë ushqim të mjaftueshëm vetëm për tre ditë të tjera.

Në një deklaratë thuhet: “Sipas informacionit të disponueshëm, forcat pushtuese ruse që veprojnë në territorin e Ukrainës kanë municione dhe furnizime ushqimore për jo më shumë se tre ditë. Situata është e ngjashme me karburantin, i cili mbushet me autocisternë. Pushtuesit nuk mundën të organizonin një tubacion për të plotësuar nevojat e grupimit të trupave.”

Sipas The Sun, Putini priste një fitore të shpejtë kur urdhëroi pushtimin më 23 shkurt – por forcat e tij janë përballur me rezistencë të ashpër.

Ukraina pretendon se ka vrarë rreth 15,000 trupa ruse dhe se ka shkatërruar një sasi të madhe pajisjesh.

Dhe Rusia ka pranuar se ka humbur gati 10,000 trupa në pushtimin e Ukrainës./Bota sot

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme