Yuri Vlasko, dy herë kampion i Evropës në mundje, është vrarë më datë 29-korrik në rrethana tragjike, derisa ndodhej me pushime në Republikën e Buryatias.
Së fundit është publikuar edhe videoja nga ekzekutimi i Vlaskos.
Pikërisht nga xhirimet e regjistruara dhe të publikuara shfaqet Vlasko i rrethuar nga një bandë kriminelësh ndërkohë që qëndronte në bregun e liqenit Baikalit, bashkë me një shok, i cili mbeti i plagosur gjatë luftës me disa banditë të vendit.
Policia ruse ka arrestuar tashmë njërin prej kriminelëve të përfshirë në vrasjen e kampionit rus dhe është në kërkim të komponentëve të tjerë të bandës kriminale.