Pulla e re e Postës me katër llojë bimësh si pasuri e florës në Kosovë

Posta e Kosovës ka lëshuar në qarkullim emisionin e ri të pullave postare “Flora-Bimët endemike”, të realizuar në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Natyrore.

Nëpërmjet këtyre pullave, Posta e Kosovës po promovon llojet e katër bimëve të rrezikuara nga zhdukja në Kosovë.

“Karafili i Sharrit”, i cili rritet në këto male dhe “Aubrietë e Kroacisë” si bimë endemike ballkanike me një sasi tejet të vogël në Kosovë janë dy prej tyre.

“Brukentalia – bimë karakteristike e kullosave acidike në Bjeshkët e Sharrit dhe në Alpet Shqiptare të Kosovës dhe “Halaçi i Sendtnerit” – bimë endemike ballkanike që rritet në kullosa vullkanike/serpentinore. Për shkak të popullatës së vogël në Kosovë bën pjesë në bimët e rrezikuara nga zhdukja”, janë dy të tjerat sipas njoftimit të postës.

Pullat postare dhe Zarfi i Ditës së Parë nga ky emision do të jenë në qarkullim postar deri në konsum të plotë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme