Punët përgatitore, i vetmi hap konkret për restaurimin e Muzeut Etnologjik

Ani pse projekti për restaurimin e kompleksit “Emin Gjiku” qe hartuar vitin e kaluar dhe janë bërë tetë muaj qysh kur është ndarë buxheti për implementimin e tij, i vetmi hap konkret që është bërë deri më tani janë punët përgatitore.

Muzeu Kombëtar i Kosovës, që menaxhon Muzeun Etnologjik, tek së voni i ka nisur punët për ta bërë gati objektin për restaurim, duke larguar ekspozitën e përhershme dhe duke pastruar oborrin, shkruan sot “Koha Ditore”.

Megjithatë, zyrtarë të këtij institucioni, sikurse edhe ata të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ende nuk e dinë saktë se kur do të fillojnë punët restauruese e konservuese në monumentin më të vizituar në vend, i cili është i rrezikuar nga mosndërhyrja e shtetit për restaurimin e tij.

Pos strukturave, eksponatet po ashtu janë në gjendje jo të mirë shkaku i mungesës së përkujdesjes. Qysh prej viti 2006, kur është hapur, eksponatet e këtij Muzeu që shtrihen në dy objekte, nuk janë trajtuar më. Ministria e Kulturës, në buxhetin e këtij viti ka paraparë 80 mijë euro për restaurimin e këtij kompleksi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme