Miliona punëtorë po fitojnë luftën për të punuar 28 orë në javë, raporton CNN.
Sindikata e Punës IG Metall ka siguruar këtë javë një marrëveshje të paparë, për t’iu dhënë 2.3 milionë anëtarëve të saj një orar pune më fleksibil dhe një rritje të madhe page
Nga viti i ardhshëm punëtorët në kompanitë e mëdha inxhinierike në Gjermani, siç është pronari i Mercedes Benzit, Daimler (DDAIF), mund të zgjedhin të punojnë 28 orë në ditë deri në dy vjet, para se kthehen në atë standarde 35 orë në javë.
Kjo marrëveshje u negociua me përfaqësuesit e më shumë se 700 kompanive në Gjermaninë jugperëndimore dhe pritet që të ketë efekte të mëdha në gjithë industrinë gjermane.
“Kjo përcakton standardin për të gjithë të tjerët”, është shprehur Megan Greene, shefe ekonomike në “Manulife Asset Management”.
IG Metall thotë se ky fleksibilitet do t’iu mundësojë punëtorëve që kujdesen më tepër për fëmijët dhe të afërmit e tyre, transmeton Koha.net.
Paga do të reduktohet për të pasqyruar javën më të shkurtër të punës, kurse marrëveshja iu jep mundësinë punëtorëve që të punojnë edhe 40 orë, nëse duan, për të fituar më shumë.
“Marrëveshje të tilla priten të ndodhin së shpejti edhe në sektore dhe regjione të tjera”, thotë Famke Krumbmüller, partner në OpenCitiz, një konsulencë politike për rrezikun.
Gjithashtu edhe Bosch, që ka të punësuar 138,000 njerëz në Gjermani, tha se do të ofrojë të njëjtat ngritje të pagave dhe përfitimet për punëtorët. Kjo kompani thotë se oraret fleksibël nuk janë shkatërruese.