Punonjësi humbi jetën gjatë rikonstruktimit të një objekti në kalanë e Beratit, arrestohet administratori i firmës së ndërtimit pas rreth 2 muaj arrati

Pas rreth 2 muajsh arrati, arrestohet administratori i një firmë ndërtimit, për shkak se një punonjës humbi jetën gjatë rikonstruktimit të një objekti në kalanë e Beratit, ngjarje e ndodhur në dhjetor të vitit të kaluar.


Në pranga ka rënë shtetasi Ç.H., 56 vjeç, i cili akuzohet për tre vepra penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Me datë 17 dhjetor 2024, shtetasi G.S., humbi jetën pasi gjatë punës për rikonstruktimin e një objekti, një masiv guri që u shkëput nga zona e kalasë, solli vdekjen e tij.

Më herët janë arrestuar investitorja e objektit dhe drejtuesja teknike e firmës së ndërtimit.

NJOFTIMI

Berat

Kapet administratori i firmës së ndërtimit, në të cilën ishte punësuar, pa u siguruar, shtetasi G. S. që humbi jetën më 17 dhjetor, gjatë rikonstruktimit të një objekti në zonën e kalasë.

Për rastin janë vënë në pranga më parë, investitorja e objektit dhe drejtuesja teknike e firmës së ndërtimit.

Si rezultat i kontrolleve për ndalimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të të gjithë shtetasve të shpallur në kërkim për ngjarjen e ndodhur më datë 17.12.2024, në lagjen “13 shtatori”, ku humbi jetën, gjatë punës për rikonstruktimin e një objekti, shtetasi G. S., sepse e zuri poshtë një masiv guri që u shkëput nga zona e kalasë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin Ç. H. 56 vjeç, banues në Berat.

56-vjeçari, administrator i firmës së ndërtimit, të kontraktuar për rikonstruktimin e objektit, ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Beratit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme