Pushteti virtual dhe real

Sakte.net / E hënë, 10 Tetor 2016 – 16:41

Autor:  Selim Iljazi

 

Efektet e këti pushteti të dyfishtë shihen kudo, partit politike shqiptare si BDI-ja dhe PDSH-ja në mënyrën më fëmijërore njëjtë si komshit e vegjël të muhallës, që në kurrizë të prindërve, në këtë rastë në kurriz të popullit kënaqen me virtualitetin, ndërkaq pala tjetër tash e disa vjet shijon frutat e pushtetit apsolut dhe real. Si pasoj e këti dyzimi të pushtetit në realitet dhe virtual, sot në kanale televizive akoma mund të shohësh figura të njerëzve që luajn role ministrash shqiptarë, që nuk harojnë të të urojnë në gazeta në kohë festash, që krenohen se ueb-faqja e ministrisë përkatëse është edhe në gjuhën shqipe ose zëvendësministra që në vend të zgjidhin probleme japin këshilla edhe sugjerime se si duhet të sillesh. Politika e partis shqiptare në pushtet në botën reale shfaqet në formën e: klinikave pa mjekë, spitaleve të shkatruara, muzeve dhe instituteve jofunksionale, teatrove pa aktorë, fakullteteve nëpër katunde, universitetit që është edhe shtetror edhe në fund të listës për nga cilësia, pastajë administratorve që rrijnë në shtëpi ose bëjnë fotokopje, arsimtarëve pa rroga, librave me plot gabime, librave të grisura (pa fillim e pa mbarim), largimin e rinisë nga vendbanimet shqiptare, zonat e lira ekonomike që nuk u shihet fillimi, etj.. etj. Faktori politik shqiptar i papërgaditur është futur në një botë virtuale të vetëknaqësisë së numrit dhe jo të cilësis, ndërkaq pala tjetër e zënë ngushtë me rregullën -kush humb paguan- hartuan strategjinë e dyfishtë të sistemit: atë VIRTUAL -të përbashkët me shqiptarët dhe atë REAL -ekskluzivisht për vete, që sado e gabuar të jetë përsëri është e tyre. Andaj duke shfrytëzua efekte të drejtpërdrejta të këtij virtualiteti, në botën reale pushteti maqedonas VMRO-DPMNE-ja më fortë dhe më mirë se kurrë e ndërton botën reale ekskluzive maqedonase. Në Maqedoni duhet të ndyshone kjo politik, dhe duhet të kuptohet, që të zgjedhurit, të punojn për popullin. Ne kemi nevoj sotë për regullimin e shkollave, regullimin e spitaleve, regullimin e ujësellsive etj, kurse të zgjedhurit ndajnë buxhet për përmendore, për parqe, për Matkën etj. Ka ardhur koha që tu kundërvihemi bashkarishtë, sepse deri tashë kemi pranua të na udhëheqin shpirtra të zbrazur – por me xhepa të mbushur, materialishtë të pasur-e shpirtrishtë të varfur, që gjithmon kanë shkelur mbi jetën e njerzive të rëndomtë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme