Publiku po pret me padurim puthjen në buzë mes Luizit dhe Kiarës brenda shtëpisë së Big Brother Vip, madje në një episod të fundit u duk sikur “momenti i madh” ndodhi. Por, jo puthja ende nuk ka ardhur.
Dyshja sërish ka tentuar disa herë edhe sot të puthen në buzë, por Kiara ende nuk vendosi për këtë hap në marrëdhënien e tyre. Episodi ndodhi pas dënimit të Vëllait të Madh, ku banorët nuk duhet të flasin për shkak se Armaldo u hodh në pishinë me gjithë mikrofon.
Tentimi për t’u puthur në buzë ka ndodhur në dhomën e gjumit, ku edhe banorët e tjerë duket se mezsi e presin këtë moment, që nuk ndodhi ende.
Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë kthyer në kryefjalën e të gjitha mediave, tema kryesore e çdo grupi dhe biseda e çdo tavoline.
Si fansa të mëdhenj të dramave e dashurisë, shqiptarët vdesin të shohin etapat e lidhjes së një çifti e të komentojnë nga pak (ose shumë) lëvizjet e tyre.
VIDEO: