Presidenti rus, VladimirPutin i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të vetëpërmbahet pas njoftimit nga Koreja e Veriut të një provetë gjashtë bërthamore, që krijon një kërcënim real në rajon.“Gjatë një bisede telefonike me kryeministrin japonez, Shinzo Abe, Putin kërkoi vetpërmbajtje dhe një reagim të qetë dhe të ekuilibruar dhe nënvizoi se problemet e gadishullit korean duhet të zgjidhen vetëm nëpërmjet rrugëve politike dhe diplomatike”, sipas një komunikate të Kremlinit.“Kjo provë nga Pheniani minon regjimin botëror për mospërhapjen e armëve bërthamore, shkel rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe të drejtën ndërkombëtare dhe krijon një kërcënim real për paqen dhe stabilitetin rajonal”, theksoi Putin, cituar në komunikatë.