Luftanija ruse është pozicionuar në mes luftanijeve amerikane dhe pistës që është goditur nga sulmet ajrore të Trump, duke bërë që Putin të bëjë lëvizjen e tij.
Vladimir Putin ka vendosur një luftanije ruse për të mbrojtur bregdetin sirian dhe Assadin nga sulme të tjera ajrore që mund të vine nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan DailyMail, përcjell Periskopi
Putin sot e quajti veprimin si ‘një akt ilegal agresiv’, si dhe tërhoqi një marrëveshje e cila do të evitonte përplasjen e aeroplanëve rus dhe amerikan mbi Siri, transmeton Periskopi.
Edhe një zyrtar i administratës së Assadit e quajti sulmin si ‘të papërgjegjshëm’ dhe akuzoi Trumpin si ‘naiv’ pasi kishte rënë në grackën e ngritur nga ‘një kampanjë propaganduese falso’ për një masakër.