Putin për televizionin amerikan: CIA e ka vrarë presidentin John F. Kennedy

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë dje se derisa qeveria e tij nuk ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale amerikane 2016, SHBA-ja e ka bërë të njëjtën gjë në vendet tjera të botës.

 

Në një intervistë me NBC News, presidenti rus e përsëri i mohoi pohimeve e agjencive të inteligjencës të SHBA-së se Moska i kishte udhëhequr sulmet kibernetike ndaj Partisë Demokratike në mënyrë që ta ndihmonte Donald Trumpin të zgjidhej president, transmeton Express.

“Shtetet e Bashkuara në mënyrë aktive përzihen në fushatat zgjedhore të vendeve të tjera të botës,” ka thënë Putin.

Putin madje e sjelli edhe teorinë e njohur të konspiracionit se ish-presidenti John F. Kennedy ishte vrarë nga shërbimet e veta sekrete.

Lideri rus tha se hakerimi i emailave të Partisë Demokratike mund të ketë qenë operacion i rremë mashtrues i kryer nga inteligjenca amerikane në mënyrë që prodhonin prova të rremë kundër Rusisë.

Ai ka thënë se agjencitë e spiunazhit si CIA janë në gjendje të kryejnë akte armiqësore kundër vendit të vet – ngjashëm me atë që disa spekulojnë se ka ngjarë edhe me vrasjen e Kennedy-t.

“Ekziston një teori se vrasja e Kennedy u aranzhua nga shërbimet inteligjente të Shteteve të Bashkuara,” ka thënë Putin.

“Prandaj, nëse kjo teori është e saktë, gjë që nuk mund të hidhet poshtë, atëherë çfarë mund të jetë më e lehtë në ditët e sotme dhe në këtë epokë se t’i përdorësh të gjitha mjetet teknike në dispozicion të shërbimeve të inteligjencës për të organizuar sulme e pastaj t’ia drejtosh gishtin Rusisë,” ka thënë ai./Express/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme